U përplas nga treni, vdes studentja 21-vjeçare në Prishtinë
Lajmifundit
/
15 Prill 2024, 16:24
Kosovë&Rajon
Ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e kësaj të hëne studentja 21-vjeçare, Vlera Sadiku, e cila disa javë më parë u përplas nga treni në Kosovë
Lajmin e trishtë e ka konfirmuar për mediat kosovare, shefi i Mjekimit të Intesives, Shaqir Uka. Ai ka deklaruar se viktima nuk ka mundur dot t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit.
“Fatkeqësisht sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit”, theksoi ai.
Aksidenti i rëndë u regjistrua më 26 Mars në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.