U kryqëzua nga ndërkombëtarët për tensionet në veri, Kurti: Policia e angazhuar sipas detyrës zyrtare

Kosovë&Rajon

U kryqëzua nga ndërkombëtarët për tensionet në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, për të diskutuar në lidhje me situatën në vend, thuhet në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Ky takim pasoi zhvillimet në veri të Kosovës, gjatë të premtes, më 26 maj, kur policia e Kosovës asistoi hyrjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të komunës së Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim”, thuhen në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti. Gjithashtu thuhet se kryeministri Kurti, në tatim me komandantin e KFOR-it, Ristuccia, theksoi se “kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”.

Ndaj zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës, kanë reaguar zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së , të cilët kanë dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të masave të dhunshme./rel/

 

ME TE LEXUARAT