Tronditet Mali i Zi, mafia hap tunel 30 metra të gjatë, vjedh dosjet në gjykatë

Kosovë&Rajon

Tronditet Mali i Zi, mafia hap tunel 30 metra të gjatë, vjedh dosjet

Mali i Zi u trondit ditën e sotme nga zbulimi i një tuneli rreth 32 metra të gjatë të hapur në zonën prangë gjykatës së Lartë, ng ai cili besohet se njerëz të lidhur me mafian, kanë aksesuar dosjet e gjykatës së lartë.

Tronditet Mali i Zi, mafia hap tunel 30 metra të gjatë, vjedh dosjet

Kryeministri malazez Dritan Abazovic, ministri i Drejtësisë Marko Kovaç dhe ai i Punëve të Brendshme Filip Axhiq vizituan banesën nga ku ishte hapur tuneli që përfundonte në arkivën e dosjeve të Gjykatës së Lartë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Abazovic, pasi vizitoi ndërtesën nga bodrumi i së cilës u hap tuneli për në Gjykatën e Lartë, deklaroi se qëndrimi i tij është se dikush nga Gjykata e Lartë duhet të jetë i përfshirë në këto aktivitete, sepse fillimi i gërmimit të tunelit përkon me fillimin e rinovimit të objektit të gjykatës.

Tronditet Mali i Zi, mafia hap tunel 30 metra të gjatë, vjedh dosjet

Ai tha se do të kërkojë përgjegjësi nga përfaqësuesit e asaj gjykate.

"Unë besoj se ky është një minim i shtetit, në kuptimin thelbësor dhe formal. Mendoj se jemi në rrugën e duhur që hetimi të tregojë suksesin e tij. Mafia sado e fortë të jetë financiarisht, sado mbeshtetje te kete brenda institucioneve te sistemit, duke perfshire gjyqesine, nuk do ta mposhte shtetin”, tha Abazovic.

Ai sqaroi se Mali i Zi është përtej çdo gjëje që mund ta imagjinojë askush. “Besoj se janë shumë të dëshpëruar dhe se këto janë lëvizje të njerëzve të dëshpëruar, Ne duhet të kujdesemi që ata që e bënë këtë, të sillen para drejtësisë”, u tha Abazoviç gazetarëve.

"Vijesti" ka mësuar jozyrtarisht se rasti kundër një anëtari të lartë të asaj organizate kriminale, Slobodan Kašćelan, ishte me interes të veçantë për ata që hapën tunelin të paktën 30 metra të gjatë.

Hetuesit gjetën dosjet e disa rasteve të kontrolluara, veçanërisht të atij në të cilin akuzohej Kašćelan dhe droni, i cili është pjesë e materialit dëshmues, që u gjet jashtë dosjes në të cilën duhej të mbahej, citon Vijesti.

Sipas hetimeve, tuneli u hap për maksimumi një muaj e gjysmë. Pronarët e kishin dhënë me qira banesën në bodrumin e pallatit, përballë ndërtesës së gjykatës, në fund të muajit korrik. Aksioni me shumë gjasa është kryer në muajin gusht, ndërkohë që pjesa më e madhe e punonjësve në administratën shtetërore, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, ishin me pushime.

 

ME TE LEXUARAT