Tragjedi në familjen shqiptare! Nënë e bir mbyten në pishinë
Lajmifundit
/
12 Qershor 2025, 20:42
Kosovë&Rajon
Një grua nga 34-vjeçare nga Deçani dhe i biri i saj 3-vjeç kanë humbur jetën në një pishinë në Kanada.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ai ka thënë se dyshimet janë që fëmija ka rënë në pishinën e shtëpisë ku ka jetuar familja, dhe më pas e ëma nuk ka arritura ta shpëtojë dhe të dy kanë humbur jetën.