Tjetër arritje/ Deputeti shqiptar zgjidhet nënkryetar i Kuvendit në vendin fqinj

Kosovë&Rajon

Tjetër arritje/ Deputeti shqiptar zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Deputeti i Forumit Shqiptar nga rradhët e Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Camaj, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Camaj u votua nga 43 deputetë dhe nuk mori asnjë votë kundër.


Bëhet me dije se deputetët e Partisë Boshnjake nuk morën pjesë në votim. Camaj ushtron detyën si deputet që prej 29 korrikut të vitit 2023.

“Krahas përvojës 20 vjeçare të punës në profesion, në Gjimnazin e Tuzit është marrë me veprimtari të ndryshme shoqërore dhe politike dhe disa herë ka mbajtur poste të ndryshme.

Ka qenë ndihmës sekretar për informim, pastaj kryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit, drejtor i Komunës së Tuzit, si dhe këshilltar në Komunën e Tuzit në disa raste. Ai ushtron detyrën e deputetit që nga 29 korriku 2023” , thuhet në memorandum.

ME TE LEXUARAT