Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, plagoset një person

Kosovë&Rajon

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, plagoset një

Sot rreth orës 15:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rinia”, në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.

Si pasojë e të shtënave është plagosur një person, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu mësohet se janë arrestuar tre persona: Sh. S,, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; A, A 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; S. A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i huaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe një copë fishek të kalibrit të njëjtë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”

ME TE LEXUARAT