“Të luftojmë për Serbinë”, Vuçiç jep lajmin e papritur në mbledhjen e Partisë Progresive

Kosovë&Rajon

“Të luftojmë për Serbinë”, Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se nga nesër nuk do të jetë më kryetar i Partisë Progresive Serbe.

“Kjo është mbrëmja e fundit që unë do t’ju bashkohem si drejtues i kësaj partie”, tha Vuçiç në mitingun e organizuar në Beograd.

Ai tha se nga nesër Partia Progresive Serbe do të ketë dikë tjetër në krye ndërsa Vuçiç do të jetë vetëm “kryetar i të gjithë qytetarëve”, pra president e jo kryetar i ndonjë partie politike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mos u shqetësoni, unë nuk do të shkoj askund. Së bashku do të luftojmë për Serbinë”, tha Vuçiç.

 

ME TE LEXUARAT