Stoltenberg: Konflikti mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor, dëshmi sulmi i 24 shtatorit

Kosovë&Rajon

Stoltenberg: Konflikti mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor,

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se sulmi i 24-shtatorit ishte një shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor.

“Sulmi i 24-shtatorit ishte një shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor. Ne kishim një diskutim të rendësishëm rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në shtator ne pamë një sulm serioz në veri të Kosovës. Në maj ushtarët e KFOR-it u sulmuan. 93 ushtarë u lënduan rëndë dhe disa prej tyre edhe me rrezik për jetë.”, tha Stoltenberg.

Ai tha se aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Sekretari i NATO-s mirëpriti propozimet e bëra rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe një paqeje të qëndrueshme”, tha shefi i NATO-s pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

ME TE LEXUARAT