Sot publikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë

Kosovë&Rajon

Sot publikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të publikojë sot në orën 11:00 rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës që u zhvilluan me 14 Shkurt. Lajmi u bë me dije në media nga zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

 “Ju njoftoj se sot (e enjte, 4 mars 2021, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Ligji  parashikon se pas shpalljes zyrtare, partitë apo kandidatët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), brenda 24 orëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja, kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Ky proces është formal dhe nuk pritet që të ketë vonesa dhe përbërja e re parlamentare mund të konstituohet brenda muajit mars. Në bazë të rezultateve paraprake zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në bazë të këtyre rezultateve , Lëvizja Vetëvendosja, ka marrë 58 mandate në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 19 mandate në Kuvend,  LDK’ja me 15 mandate, Lista Serbe me 10 mandate, Komunitetet joserbe me 10 mandate dhe AAK’ja me 8 mandate.

ME TE LEXUARAT