Sot ballafaqohet Kurti me Vuçiçin, çfarë i bën bashkë

Kosovë&Rajon

Sot ballafaqohet Kurti me Vuçiçin, çfarë i bën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përballet në të njëjtin panel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Kurtin e Vuçiçin do t’i bëjë bashkë tryeza e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” që mbahet të mërkurën në orën 07:30.

Mediat në Kosovë kanë siguruar agjendën e publikuar nga Banka Evropiane për Investime, ku bëhet e ditur se në takim do të jetë e pranishme edhe nënkryetarja e këtij institucioni, Gelsomina Vigliotti.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Se do të jenë pjesë e këtij paneli e kanë bërë të ditur përmes njoftimeve për media edhe nga zyra e Kurtit por edhe nga ajo e Vuçiçit.

As njëra e as tjetra nuk kanë treguar se në cilën ditë e orë mbahet diskutimi që i bën bashkë liderin kosovar me atë serb.

Kurti po qëndron për vizitë  zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.

Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.

ME TE LEXUARAT