S`ka qetësi në veri, sekuestrohen arsenal armësh dhe pajisje ushtarake
Sekuestrohen edhe një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake.
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe aktiviteteve policore, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, ka vazhduar kontrollin dhe krehjen e terrenit të asaj zone, e cila ishte shfrytëzuar nga sulmuesit terrorist.
“Sot me datën 30.09.2023, është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne - Zveqan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim:
- antiplumb,
- karikator me 30 fishek,
- kapelë dhe doreza,
- maskë ngjyrë e gjelbërt,
- maskë tjetër,
- antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,
- çantë e vogël për brez,
- pjesë e sipërme e uniformes,
- antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,
- armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,
- një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,
- gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,
- armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
- armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
- armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
- armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
- radio lidhje motorol,
- zolle,
- kapelë ngjyrë ushtarake,
- një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,
- një karikator,
- radio lidhje,
- xhakete shiut,
- një pako me cigare,
“Pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës deklarohet se do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim.