Situata Kosovë-Serbi/ "Shpërthen" avokati i njohur, ja kush po i drejton përplasjet në veri

Kosovë&Rajon

Situata Kosovë-Serbi/ "Shpërthen" avokati i njohur, ja kush

Avokati Tomë Gashi komentoi situatën e krijuar së fundmi në Kosovë, ku dhjetëra protestues janë mbledhur përpara komunave me shumicë serbe dhe kundërshtojnë kryetarët e rinj të zgjedhur që u betuan ditën e djeshme për të qenë në krye të këtyre komunave.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se protestat janë të dirigjuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Tentoi të vriste me sëpatë fqinjin e tij, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari
Tensionet në veri, reagon menjëherë presidenca e Kosovës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej ai shtoi se qëllimi i tyre është që të kenë nën kontroll komunat serbe, por sipas tij kjo gjë nuk do të ndodh.

“Po ndodh mes Kosovës dh strukturave paralele të dirigjuara nga Serbia. Kjo është pasoja e ditës së djeshme meqë ishte betimi i kryetarëve të rinj.

Tani është qeveria e Kosovës po tenton të marrë objektet dhe mendojnë se do i heqin punonjësit serbë nga puna. Këta janë të dirigjuar nga Vuçiç. Këto situata janë për shkak e nuk morën pjesë dhe në zgjedhjet në muajin e kaluara.

Janë trazira të parapara. Ndoshta kjo është një parapërgatitje për trazira më të mëdha që mund të ndodhin në ditët në vazhdim.

Qëllimi i tyre përfundimtar është bashkësia e komunave me shumicë serbe por nuk do të ndodhë ashtu siç Vuçiç e paramendon”- tha ai.

ME TE LEXUARAT