Simbol i rezistencës kombëtare, humb betejën me COVID-19 bashkëshortja e Adem Demaçit

Kosovë&Rajon

Simbol i rezistencës kombëtare, humb betejën me COVID-19

Bashkëshortja e veprimtarit Adem Demaçi, Xhemajlije Hoxha Demaçi ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 79-vjeçare. Lajmi i hidhur eshte dhene nga djali i saj, Shqiptar Demaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e Covid 19. Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arbëria (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë”, -ka shkruar ai.

Përgjatë kohës sa Demaçi mbante burg, regjimi jugosllav e kishte larguar nga puna gruan e tij, Havën, në Prilluzhë të Vushtrrisë ku punonte si mësuese, duke e kthyer më vonë si pastruese në të njëjtën shkollë. Duke i ndjerë edhe vuajtjet e bashkëshortes, Demaçi i shkroi letër Xhemajlies.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I shkrova letër Xhemajlies ku kërkova të iniciojë kërkesën për shthurje të bashkëshortësisë. Xhemajlia fillimisht refuzoi prerazi. Më vonë u detyrua ta pranojë që ta sigurojë ekzistencën për vete dhe fëmijët. Menjëherë Xhemajlia u kthye në vendin e punës nga pastruese në mësuese. Unë u ndjeva shpirtërisht i lehtësuar”, kishte thënë Demaçi në librin e Fahrudin Radonqiq “10 mijë ditë në burg”.

Pas ndarjes dhe martesës me gruan e dytë, Demaçi ishte ri-bashkuar me Xhemajlien, me të cilën jetuan bashkë deri sa vdiq. Kujtojmë se Adem Demacci, simboli i rezistencës kombëtare, ndërroi jetë në 26 korrik të 2018-ës, në moshën 82-vjeçare.

ME TE LEXUARAT