Është anti-amerikan, duhet ndalur", diplomati amerikan sulmon ashpër Albin Kurtin

Kosovë&Rajon

Është anti-amerikan, duhet ndalur", diplomati amerikan sulmon

Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti. Duke iu referuar qëndrimit të Albin Kurtit se do të shqyrtojë vendimin për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, Grenell e cilësoi kreun e VV-së si një njeri që ka qenë gjithmonë anti-amerikan.

“Lideri i ri majtist antiamerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikave amerikane të Bill Clintonit, George Bushit, Barack Obama-s dhe Donald Trump-it. Ai gjithmonë ka qenë anti-amerikan. Ekipi i Bidenit duhet ta ndalë”, ka shkruar Grenelli.

Me ndërmjetësimin e të dërguarit të Posaçëm të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u nënshkrua marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër pikat kryesore ishte që Kosova të marrë njohjen nga Izraeli, teksa duhej të hapë ambasadën e vet në Jerusalem. Dy shtetet vendosën marrëdhëniet diplomatike në fillim të shkurtit.

ME TE LEXUARAT