“Shpirt katil! Kriminel i Serbisë!”, qytetarët “masakrojnë” Naim Murselin në rrjetet sociale
Ngjarja e rëndë në Kosovë ku Liridona Murseli u vra nga bashkëshorti i saj ka tronditur mbarë opinionin publik.
Naim Murseli pranoi orët e vona të së premtes se e kishte porositur ai ekzekutimin e së shoqes. Për këtë do të paguante 30 mijë Euro Granit Plavën. Ky i fundit ishte ekzekutori. 15 mijë Euro ia dha para krimit, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pasi ishte kryer puna.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pasi e shoqja vdiq në rrugët e Prishtinës, Murseli tha se kishin rënë pre e një grabitje dhe se ai vetë me dy fëmijët kishte shpëtuar, por Liridona, vetëm 30 vjeçe, u vra nga hajduti. Një histori e denjë për filma kur i shtohet edhe fakti se ai ishte prezent në ceremoninë mortore ku është filmuar duke përcjellë njerëzit me dorë në zemër.
Por siç e kemi shprehur edhe më herët reagimi i qytetarëve ka qenë shumë i madh. Ata kanë “masakruar” në profilin e tij në Facebook, Naim Murselin.
“Shpirt katil”, ka shkruar një person.
“Turp të kesh”, ka shkruar një tjetër.
Komentet kanë vijuar edhe më tej.
“Kriminel i keq, kalbu në burg katil”.
“Kriminel”, shkruan një tjetër.
“O kriminel i Serbisë mos na flliq flamurin, po ça bërë more qen i Serbisë, e vrave gruan, duhet me të rrjep, ndadalë, ngadalë”, shkruan një tjetër.
Komentet kanë vijuar në profilin e Murselit në Facebook ku qartësisht dallohen foto të tij me VIP-a dhe jo vetëm. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë.