Shkon në 7 numri i viktimave në Greqi, e moshuara rrëfen momentet e vështira
Lajmifundit
/
8 Shtator 2023, 16:34
Kosovë&Rajon
Një e moshuar ka treguar momentet e vështira që ka përjetuar pas katastrofës që përfshiu Greqinë pasi u godit nga fenomeni ‘Daniel’. Stavroula Brazioti 104 vjeçe është shprehur se nuk e ka parë kurrë një fenomen të tillë gjatë jetës së saj.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Kemi kaluar luftëra, kemi kaluar mjerim, kemi kaluar zi buke, por nuk jemi mbytur kurrë”, tregonte ajo me zërin që i dridhej.
Greqia ndodhet në një situatë të vështirë, me rrugë që janë kthyer në lumenj si pasojë e përmbytjeve të mëdha, ndërsa deri më tani të paktën 7 persona kanë humbur jetën.