SHBA vendosi sanksione ndaj grupit të Vesellinoviç, Vuçiç: Nuk na ka dhënë asnjë dinarë!

Kosovë&Rajon

SHBA vendosi sanksione ndaj grupit të Vesellinoviç,

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pasi Millan Radoiçiç, Zvonko Vesellinoviç dhe 11 persona të tjerë  të gjithë serbë nga Kosova  janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor.

Presidenti i Serbisë ka thënë se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë “akuza serioze kundër tyre”. Në një konferencë për media, Vuçiç tha se ka pranuar një raport joformal nga Ambasada amerikane rreth këtij vendimi.

“Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Në fund do t’i akuzojnë që nuk po e respektojnë kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk është asgjë e re. Nëse ekzistojnë akuza serioze, organet tona shtetërore do t’i hetojnë”, tha Vuçiç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti serb shtoi se druan “që një dokument të këtillë do të mund të pranojë edhe për disa njerëz në funksione shumë më të larta në rajon”.


“Atëherë a do të reagojmë ashtu? Gjithçka që pranojmë me çfarëdo treguesi se dikush ka kryer ndonjë vepër penale, organet tona përgjegjëse do të jenë të gatshme që në po atë moment të verifikojnë gjithçka” tha Vuçiç.

Vuçic njëkohësisht mohoi që Partia Përparimtare Serbe (SNS), në krye të së cilës është, ka marrë para nga, Zvonko Vesellinoviç.

“Asnjë dinarë nuk na ka dhënë, sa më përket mua për të tjerët nuk e di. Partia të cilën e udhëhoqi ka më shumë se mjaftueshëm para falë mjeteve shtetërore dhe anëtarësimit. Këto janë burimet tona kryesore. Kurrfarë nevoje nuk kemi për çfarëdo para tjera”, përfundoi Vuçiç.

ME TE LEXUARAT