SHBA “nuk e harron” Kosovën; 3 milionë dollarë shtesë për pandeminë

Kosovë&Rajon

SHBA “nuk e harron” Kosovën; 3 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara i dërguan Kosovës 3 milionë dollarë ndihmë shtesë për të përballuar situatën e rënduar prej pandemisë së Covid 19. Zyrtarë amerikanë sqaruan se “kjo ndihmë do të mbështesë forcimin e mbrojtjes së fëmijëve të cenueshëm që janë goditur nga pandemia dhe do të sigurojë vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve themelore sociale.

Ajo gjithashtu do të përmirësojë shërbimet në terren në kuadër të sistemit të kujdesit shëndetësor parësor për të nxitur vaksinimin dhe digjitalizuar bazën e të dhënave mbi menaxhimin e rasteve me COVID-19, me qëllim të lehtësimit të shkëmbimit të shpejtë të informatave në mes të institucioneve shëndetësore”.

Ata theksuan se “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit me Kosovën për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19 dhe janë veçanërisht të përqendruara në zvogëlimin e ndikimit të saj te kategoritë e margjinalizuara. Shtetet e Bashkuara mbeten donatori më i madh dypalësh i sistemit shëndetësor të Kosovës në forcimin e reagimit ndaj sëmundjes.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në fillimin e pandemisë, SHBA-ja siguroi 50 respiratorë fare të rinj dhe të papërdorur, si pjesë e një pakoje mbështetëse që përfshinte pajisje shoqëruese të respiratorëve, instalimin, garancitë, planet e servisimit si dhe uebinare online. Amerika dërgoi po kështu pajisje laboratorike të testimit dhe skanerë termik për vendosje në terminalet hyrëse të vendkalimeve kufitare të Kosovës, përfshirë aeroportin e Prishtinës dhe katër vendkalime kufitare tokësore.

ME TE LEXUARAT