"Serbia e ka provuar intervenimin e NATO-s...”, eksperti i sigurisë paralajmëron Serbinë në rast tensioni

Kosovë&Rajon

"Serbia e ka provuar intervenimin e NATO-s...”, eksperti i

Eksperti i sigurisë për “Bota sot” ka komentuar ngjarjet e fundit me theks të veçantë, grafitet serbe në veri të Kosovës.

Hajrullah Tërnava ka thënë se grafitet e paraqituar në veri të Mitrovicës në gjuhnë serbe janë provokim i situatës dhe që mund të shndërrohet në konflikt.

Në këto kohëra konfliktuoze tani shkaktarët e luftërave që po bëjnë lufta speciale, tani ata i gjejnë termet që për qytetarët zgjon kureshtje sikur mesazhet e reja “Ska dorëzim!” si dhe “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu” – “Brigada e Veriut”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto terme janë provokim i situatës që qetësia që mbretëron në ato pjesë të veriut të shndërrohet në konflikte, dhe me këtë faktorit ndërkombëtar t’i shërbej si kërcënim dhe vërejtje, që në bisedimet e radhës që do të ndodhin ditëve në vijim, gjithsesi se pala serbe në ato bisedime duhet të ketë përfitime që t’i arrij qëllimet e saj si ato territoriale të pjesëve të territorit të veriut, apo asociacionin me kompetenca çfarë Serbisë i konvenon, që pala serbe duhet të ndahet e kënaqur, përndryshe nëse nuk do jetë e kënaqur nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare dhe kurrsesi njohje reciproke.

Këto terme të shprehura si shenja të parallave, për opinionin janë provokime të hapura dhe shenja për një konflikt të armatosur nga serbët në veri, por jo vetëm të serbëve në veri por këto shenja të konflikteve janë të përgatitura nga ana e shërbimeve sekrete serbe, e që përhapen në pjesët e veriut përmes njerëzve të atyre shërbimeve, sepse edhe serbët e veriut janë të ngopur me ato konflikte, por janë të detyruar t’i zbatojnë si të tyre, ato provokime të hapura dhe shenja e gatishmërisë për konflikte të armatosura nga serbët në veri”, ka thënë ai.

Për heshtjen e opozitës karshi kësaj, Tërnava deklaron se, shpeshherë qëndrimet e opozitës kosovare janë të ngjashme me serbët të veriut apo edhe serbët në përgjithësi për qëllimin

“Opozita kosovare këto kërcënime i sheh si kërcënime sepse me këtë do ta zgjojë ndërgjegjejen që populli shqiptar i Kosovës, i ka vrejtjet të Qeveria në pushtet, e cila e qeverisë këtë vend me shumicë apsolute për katër vite, dhe pozita si pakicë tani është e shqetësuar për atë se çfarë do i pret në të ardhmen sepse ligji i Vettingut dhe ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar janë duke u përgaditur që të hyjnë në funksion.

Prandaj të gjithë ata që janë pasuruar skajshmërisht e që ishin në poste të larta pas çlirimit e deri më tani, tani janë në siklet të tyre për të ardhmen e tyre me çfarë pritet të ballafaqohen, prandaj shpeshherë qëndrimet e opozitës kosovare janë të ngjashme me serbët të veriut apo edhe serbët në përgjithësi për qëllimin që e shpjegova, por opozita kosovare e ka të qart se këto kërcënime nga ana serbe nuk janë serioze, sepse KFOR-i është në ato pjesë në veri qysh nga çlirimi e deri më tani, dhe si pjesë e NATO-së që është, i garanton sovranitetin e Kosovës deri në kufijtë e saj, dhe KFOR-i, qe sa vite e qeverisë vendin, ajo në formacionet e saj ka edhe shërbime të ndryshme që janë pjesë përbërëse te saj.

Dhe është në rrjedha të plota se çfarë ndodh në ato pjesë si për barrikada që ndodheshin si për konfliktet që i shkaktonin pjesa serbe që kufizohet me Kosovën, prandaj duke qenë në rrjedha të ndodhive ajo kur ka nevojë i shton partollimet e saj dhe reagon në përputheshmëri me ndodhitë në ato pjesë të veriut”, shprehet ai.

Tutje, thekson se ftesa e presidentit serb drejtuar serbëve të Kosovës për një takim, ka të bëjë për besimin e tyre ndaj Vuçiqit.

Sipas tij, ai dëshiron t’i bind ata për mbrojtjen e interesave dhe për mbajtejen e premtimeve, derisa shton se Serbia nuk duhet të provokojë sepse mesazhin që e jep NATO-ja, është i qartë si forca më e specializura për intervenime në raste të rrezikshme kur tregohet nevoja, e që këtë intervenim të kësaj force e ka provuar në të kaluarën Serbia

Ftesa e presidentit Aleksandar Vuçiq, nga Brukseli, për serbët e Kosovës për një takim që do të mbahet të dielën me ta, ku janë të ftuar të gjithe përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve nga Kosova, është një politikë, si luftë speciale, për t’i bindur dhe dëshmuar se Serbia po bën për ta çfarë është e mundur, dhe ai popull edhe në të ardhmen duhet ta ketë besimin e plote të Vuçiqi, i cili do të iu qëndron gjithnjë pranë në mbrojtjen e interesave të tyre serbëve, dhe se Serbia premtimet që i ka dhënë gjithnjë do t’i përmbush, sepse këso premtime janë të nevojshme për Vuçiqin që të qëndroj sa ma gjatë në pushtet.

Situata në të cilën tani gjindet rajoni i ka kontribuar lufta e Rusise ndaj Ukrainës, e që Serbia si i vetmi shtet është në përkrahje të Rusisë.

Prandaj deri më tani janë ndërmjetësuar bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës nga diplomat të ndryshëm ndërkombetar, edhe që deri më tani në këto bisedime nuk ka pasur rezultate, përherë të parë tani sikur dje më 17 dhe sot më 18 gusht, në këto bisedime po merr pjesë Stoltenberg, njeriu i parë që e udhëheq NATO-në, dhe ky ndërmjetësim e ka porosinë e qarte, se duhet shpejt të arrihet marrëveshja e qëndrushme për shumë çështje që Serbia dhe Kosova, që në të ardhmen mos të kenë probleme të dukshme mes veti, përndryshe kur një udhëheqës i një institucioni ndërkombëtar sikur që është NATO, merr pjesë permanente në këto biseda, edhe për opinionin duhen të jenë të qarta se deri te marrëveshja përfundimtare duhet shpejt të vij.

Ma nuk ka kohë për pritje të gjatë sikur deri më tani, sepse mesazhin që e jep NATO-ja, është i qartë si forca më e specializura për intervenime në raste të rrezikshme kur tregohet nevoja, e që këtë intervenim të kësaj force e ka provuar në të kaluarën Serbia…”, përfundon eksperti.

 

ME TE LEXUARAT