Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
Serbi-Studentët serbë protestuan sërish sot në Beograd. Ata janë mbledhur në kryqëzimin kryesor të kryeqytetit serb, duke paralizuar qarkullimin e makinave.
“Ejani në Mostar, nëse keni guxim” ishte motoja e protestës së tyre e njoftuar prej disa ditësh për këtë të premte.
Demonstruesit fillimisht u mblodhën para Pallatit të Drejtësisë, ku studentëve mësohet se u janë bashkuar edhe akademikë.
Teksa protestojnë kundër korrupsionit qeveritar, ata kërkojnë dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe përgjegjësit për shembjen e strehës së jashtme të ndërtesës të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, (ku vdiqën 15 persona) të marrin atë që meritojnë.