Rritet numri i të infektuarve në Greqi, shënohen 30 viktima në 24 orë

Bota

Rritet numri i të infektuarve në Greqi, shënohen 30 viktimaSistemi shëndetësor në Greqi është përballur me shtim të rasteve me Covid javët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1,176 të prekur me koronavirus.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 30 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën, ndërsa 406 persona ndodhen të intubuar. Pavarësisht masave shtrënguese për parandalimin përhapjes së Covid, raportimi i rasteve të reja mbetet shqetësues, shkruajnë mediat e huaja.

ME TE LEXUARAT