Rritet numri i rasteve të reja me Covid në Maqedoni, 7 të vdekur në 24 orët e fundit

Kosovë&Rajon

Rritet numri i rasteve të reja me Covid në Maqedoni, 7 të vdekur

Në 24 orët e fundit në Maqedoni është rritur ndjeshëm numri i infektimeve të reja me Covid-19. Nga 3816 testime të kryera, 721 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

7 persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, ndërsa janë shëruar edhe 171 persona.

Numri aktual i personave aktivë këtë javë është rritur ndjeshëm duke e çuar në 8290 raste, ndërsa javën e kaluar ishte rreth 6 mijë.

ME TE LEXUARAT