Ramush Haradinaj: Ditën që Kosova hyn në NATO, do të largohem nga politika!
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta lë politikën në momentin që Kosova anëtarësohet në NATO.
“Për mua, në momentin që jemi anëtar të NATO-s, njëfarë mënyre për mua edhe misioni politik është përmbyll.
Përjetësisht. Mund të jap këshilla e shpjegime, por do të tërhiqem nga bërja e politikës në ballë”, deklaroi Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai pati kritika për qeverinë aktuale për trajtimin e ushtrisë, duke thënë se “po i lënë pa bukë e pa pasul”.
Megjithatë, ai tha se hyrja e Kosovës në NATO nuk mund të zgjasë më shumë se 1 vit e gjysmë.
“Hyrja në NATO nuk mund të zgjasë më shumë se 1 vjet e gjysmë. Ashtu janë matematikat. Nënkupton një kontratë serioze me aleatët. Mund të kryhet për 1 vit e gjysmë”, theksoi kreu i AAK-së.
“Në ditën që Kosova anëtarësohet në NATO, unë besoj se do të jetë edhe dita ime e fundit në politikë”, potencoi sërish Haradinaj. /Klankosova