Qeveria e Kosovës jep 50 mijë euro shpërblim për familjen e Afrim Bunjakut

Kosovë&Rajon

Qeveria e Kosovës jep 50 mijë euro shpërblim për familjen e

Qeveria e Kosovës do t’i japë 50 mijë euro shpërblim familjes së Afrim Bunjakut, policit të Kosovës, i cili u vra nga grupi terrorist serb më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky është një detyrim për të ndihumar familjen e policit, i cili ra në krye të detyrë, në betejë për ligj dhe kushtetueshmëri.

“Pika e dytë është, shqyrtimi i propozim vendimit, për mbështetje të familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, të rënë në detyrë në Banjskë të Zveçanit, në betejë të Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri. Aty e kishim Afrimin, ndërsa për famlijen e tij, sot e çdo ditë tjetër është e gjithë Kosova. Është obligim i yni, që kemi përballë vetmohimit të Afrimit, ne sadopak ta përmbushim me atë çka mundemi e kemi, për atë që ai la mbrapa, bashkëshorten, vajzën dhe dy djemtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj, sot do të aprovojmë vendimin për ndarje prej 50 mijë euro për t’i ndarë në ndihmë familjes së Afrimit”, theksoi ai.

ME TE LEXUARAT