"Putini do ikë", analisti i respektuar flet për humbjet reale të rusëve, përmend rolin e Serbisë

Kosovë&Rajon

"Putini do ikë", analisti i respektuar flet për humbjet

Analisti politik dhe korrespondenti special i gazetës ukrainase Kyiv Post, Jason Jay Smart, vlerësoi në një intervistë për Al Jazeera Balkans se ‘mobilizimi i pjesshëm’ është një fatkeqësi për pakicat etnike, fetare dhe pakicat e tjera që jetojnë në Rusi, shumica e anëtarëve të të cilëve janë në radhët e ushtrisë ruse dhe e dërgohen në Ukrainë, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin largon vëmendjen rusëve ortodoksë nga fatkeqësia e pushtimit.

I pyetur se si e komenton vendimin për ‘mobilizimin e pjesshëm’ dhe nëse është vërtet i pjesshëm, Smart përgjigjet se vendimi i Putinit për të organizuar mobilizimin bazohet në faktin se ai pësoi humbje të konsiderueshme në Ukrainë. 

Vlerësohet, thotë ai, se Rusia humbi më shumë se 50,000 ushtarë, krahasuar me 15,000 jetët e humbura gjatë pushtimit 9-vjeçar të Bashkimit Sovjetik në Afganistan, i cili kontribuoi ndjeshëm në rënien dhe shpërbërjen e BRSS.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ai beson se në të vërtetë është vetëm një ‘mobilizim i pjesshëm’ sepse jo ‘të gjithë’ njerëzit e aftë për të luftuar janë thirrur, dhe ai vlerëson se Putini është i dëshpëruar – ai nuk ka trajnimin ushtarak të nevojshëm për të fituar në Ukrainë dhe luftën e Rusisë kundër çdo shteti perëndimor, thekson ai, aktualisht është e pamundur.

Gjithashtu, siç thotë ai, ka shumë frikë në Kremlin për t’u thënë popullit rus se çfarë fatkeqësie e plotë është në të vërtetë pushtimi i Ukrainës. Putin, vlerëson ai, do të vazhdojë të përpiqet të fshehë humbjet e ushtarëve, veçanërisht duke rekrutuar qytetarë që nuk janë etnikisht rusë dhe duke gënjyer publikisht se sa rusë kanë vdekur.

Ai thekson se që nga fillimi i pushtimit, Moska ka thirrur më shumë ushtarë nga pakicat etnike dhe fetare sesa rusë etnikë, dhe kur mendoni se sa të vogla janë këto komunitete pakicë në Rusi, humbja e mijëra njerëzve mund t’i shkatërrojë këto komunitete. Por qëllimi i Putinit, thotë ai, është që të krishterët ortodoksë në Moskë dhe Shën Petersburg të mos mendojnë për luftën, domethënë të largojnë vëmendjen e tyre prej saj.

Nuk është e njëjta gjë për Putinin kur vritet një ushtar ortodoks dhe një mysliman

Gjithashtu, Putini, siç thotë ai, beson se nuk është njësoj kur vdesin myslimanët në luftën ruse sesa kur vdesin rusët ortodoksë në luftë. “Llogaritjet e gabuara të Putinit dhe refuzimi i tij kategorik për t’u larguar nga Ukraina kanë krijuar frikë serioze në të gjithë komunitetet e shumta të pakicave etnike në Rusi. Kjo luftë do të kontribuojë përfundimisht në shpërbërjen e Rusisë,” thotë Smart.

Si shembull, ai përmend protestat në Dagestan – një zonë me një pakicë etnike që ka gjuhën e vet dhe Islamin si fe – të cilat, thotë ai, ishin tashmë shumë serioze dhe kishte kundërshtim të ashpër ndaj planeve të Moskës për të dërguar burra dagestanë drejt vdekjës në Ukrainë.

“Putinit nuk i intereson që këta ushtarë, kryesisht anëtarë të pakicave, vdesin”.

Duke komentuar marrëdhëniet mes shteteve ballkanike dhe Rusisë, ai thekson se Moska zyrtare po bën të pamundurën për të shkaktuar tensione në Ballkan, veçanërisht përmes Serbisë.

“Serbia vepron vazhdimisht kundër interesave të Ukrainës, Bashkimit Evropian dhe sigurisë së të gjithëve në Ballkan. Është e qartë se Rusia shpreson se tensionet me Kosovën, si dhe midis Serbisë dhe Shqipërisë, mund të jenë një shpërqendrim dhe largim i vëmendjes nga lufta në Ukrainë. Por pavarësisht udhëheqjes katastrofike të administratës serbe gjatë kësaj lufte, asgjë nuk do ta ndalë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe një përgjigje të fortë dhe të unifikuar për të ndaluar Rusinë”, tha Smart për Al Jazeera.

ME TE LEXUARAT