Publikohet dokumenti i kërkesës së divorcit që kishin bërë Naimi dhe Liridona në Suedi

Kosovë&Rajon

Publikohet dokumenti i kërkesës së divorcit që kishin

Ngjarja e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku mbeti e vrarë 30-vjeçarja, Liridona Ademaj tronditi opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë.

Fillimisht, Policia e Kosovës rastin e kishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, kurse dy ditë më vonë, policia njoftoi arrestimin e tre personave të dyshuar për rastin.

Bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, Granit Plava i cili dyshohet se kreu vrasjen “me porosi”, si dhe Kushtrim Kokalla si personi i tretë si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkaqet që çuan Naimin në kryerjen e kësaj vepre të rëndë ende nuk dihen zyrtarisht edhe pse në media dhe nga familjarët e Liridonës dhe Naimit, janë dhënë disa versione.

Pas ngjarjes të dy familjet, u shprehen se çifti ka qenë i lumtur dhe për asnjë moment ata nuk kanë kërkuar ndarjen nga njëri – tjetri, por nga një dokumenti i siguruar nga KosovaPress, konfirmohet se Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët  për divorc në një gjykatë suedeze.

Publikohet dokumenti i kërkesës së divorcit që kishin

Megjithatë divorci nuk ndodhi, sepse brenda periudhës  gjatë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit  apo shqyrtimit, asnjëri nuk kishte shkuar  për të konfirmuar se duan divorcin.

Për këtë, Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të ndërprerë çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

“Më 31 janar 2019, Liridonë Murseli dhe Naim Murseli kanë dorëzuar një deklaratë të përbashkët divorci. Gjykata e Qarkut vendosi që divorcit t’i paraprihet një periudhë shqyrtimi prej të paktën gjashtë muajsh dhe maksimumi një vit. Në lidhje me vendimin, gjykata e rrethit njoftoi palët se mund të kërkonin me shkrim ndarjen brenda afatit të caktuar. Asnjë kërkesë për vendim për divorc nuk ka mbërritur në gjykatën e rrethit. Çështja e ndarjes ka rënë. Gjykata e Qarkut e pushon çështjen nga procedimi i mëtejshëm”, thuhet në dokumentin që ka parë KosovaPress.

 

ME TE LEXUARAT