Provokon Vuçiç, nxjerr nga xhepi flamurin e bashkuar të Rusisë dhe Serbisë në ndeshjen me Zvicrën

Kosovë&Rajon

Provokon Vuçiç, nxjerr nga xhepi flamurin e bashkuar të

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka marrë vëmendjen me një veprim teksa ndiqte ndeshjen e Serbisë me Zvicrën në Leskoc, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Serbia fitoi 2:0, duke arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare. Në një video të publikuar nga politikani serb Nikolla Sanduloviq, presidenti Vuçiç e feston fitoren me një gjest të komentuar si anti-perëndimor dhe provokues.

I shoqëruar nga presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, Vuçiç nxjerr nga xhepi flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë, në ndeshjen ku luanin edhe shqiptarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një postim në X, politikani serb shkruan se “Vuçiç po luan me Evropën dhe Aemrikën, me gënjeshtra dhe premtime të pavërteta”. Vuçiç, thotë ai, do të jetë gjithmonë një “pasardhës rus dhe bashkëpunëtor besnik i tyre”, ndërsa shton se Perëndimi “ende nuk e kupton ndikimin rus në Serbi”.

ME TE LEXUARAT