Provokim nga Beogradi, deputetja shpërndan bluzë me hartën e Kosovës të mbuluar me flamur serb

Kosovë&Rajon

Provokim nga Beogradi, deputetja shpërndan bluzë me hartën e

Një deputetet e Parlamentit të Serbisë, Milica Djurdjeviç, ka provokuar Kosovën me “dhuratën” që i ka dhënë një prej deputetëve gjermanë gjatë një takimi në Gjermani.

Djurdjeviç gjatë një vizite në Bundestag, ka takuar deputetin gjerman nga partia AfD, Tino Chrupalla, si dhe i ka dhuruar atij një bluzë me mbishkrimin “nuk ka dorëzim”, ku harta e Kosovës ishte e mbuluar me flamurin serb.

Ka qenë vetë deputetja e cila ka ndarë në “X” foto nga takimi me deputetin Chrupalla, ndërsa ka shkruar më tej se “në Gjermani dhe kudo: Kosova është Serbi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Provokim nga Beogradi, deputetja shpërndan bluzë me hartën e

“Në Gjermani dhe kudo: KOSOVA ËSHTË SERBI! Sot në Berlin në Bundestag pata një takim me kryetarin e Alternativës për Gjermaninë, Tino Chrupalla… AFD e tij është opsioni kryesor sovranist dhe shtetndërtues në Gjermani”, shkruan ajo.

 

ME TE LEXUARAT