Profesor Hasani: Në Kosovë ka depërtim të radikalizmit fetar

Kosovë&Rajon

Profesor Hasani: Në Kosovë ka depërtim të radikalizmit fetar

Profesori i sociologjisë së religjionit, Ismail Hasani, në vazhdën e debatit që po zhvillohet ditëve të fundit në lidhje me mbajtjen e shamisë në shkolla, ka thënë se shoqëria në Kosovë është shoqëri multietnike dhe fetare dhe që përkatësia e brendshme fetare nuk shpërfaqet përmes pamjes së jashtme dhe formave të ekspozimit.

Hasani ka thënë se nxënësit në moshën 16 vjeçare i përkasin një moshe të ndjeshme, prandaj siç thotë ai, nuk është e denjë për të imponuar veshjen dhe uniformën fetare.

Sipas Hasanit, udhëzimi administrativ për mbajtjen e shamisë në shkolla, nga Ministria e Arsimit nuk ka arritur ta analizojë konsekuencat të cilat mund të prodhohen nga ky udhëzim i pamenduar mirë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas tij, përmes udhëzimeve administrative të tilla çdo parti politike tenton të joshë elektoratin e vet.

Ai ka për RTV Dukagjini thënë se ka depërtim të radikalizmit islamik në Kosovë, e që ky vend nuk është i pa ekspozuar nga islami politik ose nga regjionet tjera që bashkërendohen me elitën politike.

Sipas tij, ky debat mbi këtë çështje ka ardhur si pasojë e një kakofonie të pashpjegueshme, debat për të cilin sipas tij kanë diskutuar njerëzit që nuk kanë kompetencë për të folur për këtë problematikë.(fmimages)

ME TE LEXUARAT