Presioni për Kosovën "çmend" Vuçiç: I gatshëm të jap dorëheqjen nëse dikush tjetër...

Kosovë&Rajon

Presioni për Kosovën "çmend" Vuçiç: I

Presidenti i Serbisë është shprehur i gatshëm të japë dorëheqjen, sipas mediave serbe.

Sipas Pink, Vuçiç kishte lënë një takim këtë mbrëmje me bashkëpunëtorët në partinë që ai drejton, PPS.

Ai ka informuar kryesinë e partisë për presionet që po i bën Perëndimi në lidhje me Kosovën dhe menjëherë pas kësaj është larguar nga selia e partisë, raporton Pink.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nëse dikush tjetër mund të bëjë më mirë në lidhje me këtë çështje, unë jam gati të largohem”, është shprehur presidenti serb.

Kryetari i Bordit Ekzekutiv të PPS, Darko Glishiç tha për TV Pink se nëse presidenti dorëheqjen, ky është fundi i kësaj partie.

“Është skenari më i errët dhe më i keq për Serbinë që as nuk mund ta imagjinoj. Kjo e sotmja ka qenë një mbrëmje shumë e vështirë”, ka thënë ai për Pink.

Zhvillimet në Kosovë vijnë pak ditë pasi një pesëshe diplomatike, e përbërë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kishin me vete edhe këshilltarët e presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni takuan presidentin Vuçiç.

Vizita kishte për qëllim të shtynte Kosovën e Serbinë drejt një marrëveshjeje mbi kornizat e planit të BE-së ose siç njihej plani franko – gjerman që Lajçak tha se kishte pritur më shumë mirëkuptim.

ME TE LEXUARAT