Presidentja Osmani i dorëzon Ismail Kadaresë nënshtetësinë e Kosovës: Rrëfimet tuaja le të pushtojnë botën  

Kosovë&Rajon

Presidentja Osmani i dorëzon Ismail Kadaresë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dorëzuar dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës, shkrimtarit Ismail Kadare.

Në një deklaratë për mediat, ajo i uron mirë se ardhjen në familjen e madhe të Kosovës.

Reagimi i Osmanit:

"Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!"

ME TE LEXUARAT