Presidenti serb Vuçiq sot viziton Turqinë me ftesë të Presidentit Erdogan
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të mbërrijë sot në Turqi me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës njoftoi se Erdogan dhe Vuçiq do të kryesojnë Takimin e Tretë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi në kryeqytetin Ankara.
Në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës lidhur me vizitën thuhet:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Në Mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Serbi dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh.
Gjithashtu do të ketë diskutime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan mbi bazën e të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.”