Politikani i njohur shqiptar shijon nga tribuna VIP koncertin e Dua Lipës, ja kush e shoqëronte (FOTO)
Mbrëmjen e djeshme ka nisur festivali “Sunny Hill”, i cili për katër ditë do të presë në skenën e madhe emra të famshëm të muzikës botërore.
Eventi i shumëpritur ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, duke nisur që nga konferenca para festivalit e Dua Lipës me babain e saj, Dukagjin, e deri te të pranishmit dhe veshjet.Ndër pjesëmarrësit në këtë festival, ishte edhe Kryetari i AKR-së, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit ka ndjekur performancat në natën e parë të “Sunny Hill”, nga tribuna VIP së bashku me fëmijët e tij.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Lideri i AKR-së ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” një foto ku duket me Hanën dhe Gjinin.
“Me Hanen e Gjinin në Sunny Hill”,shkruan Hardinaj bashkëngjitur me foton.