Policia ua bën “gropën”, kapen 70 kg drogë, arrestohen 10 persona

Kosovë&Rajon

Policia ua bën “gropën”, kapen 70 kg drogë,

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në aksionin e koduar “Gropa”, kanë arrestuar 10 persona dhe kanë konfiskuar 70 kilogramë drogë, e llojit heroinë.

Personat janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aksioni ka ardhur  pas një pune të gjatë hetimore.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin dhe

Trafikimin e Narkotikëve, sot kanë realizuar aksionin “Gropa”, ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale

“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera.EXPRESS

ME TE LEXUARAT