Pjesë e bandës së “Eskos”, kapen në Prevezë burrë e grua nga Shqipëria, morën pjesë në 5 grabitje

Kosovë&Rajon

Pjesë e bandës së “Eskos”, kapen në Prevezë

Operacioni i policisë greke për të çuar pas hekurave bandën e 30-vjeçarit shqiptar Esmin Ferhati nuk është ndalur vetëm me 32 të arrestuarit në ambientet e Universitetit Politeknik të Athinës “Zografou”, pasi 2 anëtarë të tjerë janë ndaluar sot në qytetin e Prevezës.

Sipas informacioneve të arrestuarit janë një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare, të cilët akuzohen për disa grabitje me armë në dyqane dhe vjedhje automjetesh. Gjatë arrestimit, atyre iu sekuestruan armë, një makinë dhe veshje të përdorura në grabitje.

Burrë e grua qëndronin në një dhomë me qira në zonën e Prevezës dhe sipas burimeve të epiruspost, kanë mbërritur aty pasi nisi operacioni në “Zografou” për të kapur “Eskon”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI PËR SHTYP I POLICISË GREKE:

Nga Në/Drejtoria e Ndjekjes së Krimeve kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës, pasditen e djeshme, e mërkurë, 28.09.2022, në Prevezë, dy persona, anëtarë të një bande që kryenin grabitje me armë në dyqane dhe vjedhje automjetesh, në Atikë, Lamia, Korinth dhe Nafpaktos u arrestuan.

Në të njëjtën kohë, ata u identifikuan si anëtarë të një prej organizatave kriminale që vepronin me seli dhe bazë në Universitetin Politeknik Zografou (referojuni Njoftimit për shtyp të datës 28-09-2022).

Siç rezultoi nga hetimi, anëtarët e bandës të paktën që nga korriku i vitit 2022, ishin aktivë në kryerjen e grabitjeve me armë nëpër dyqane, ndërsa vidhnin edhe automjete të cilat i përdornin si mjet kalimi dhe arratisjeje nga pikat e grabitjeve.

Janë zbardhur 3 raste të grabitjeve me armë dhe një tentativë grabitje dyqani, si dhe 2 raste të vjedhjes së automjeteve.

Në kontrollet e kryera janë gjetur dhe sekuestruar:

automatik, 50 fishekë, 535 euro, orë dore, veshje dhe këpucë të përdorura në grabitje, makinë dhe 3 celularë.

Në dosjen e ngritur ndaj tyre janë përfshirë edhe dy persona të tjerë të burgosur në Qendrat e Paraburgimit.

ME TE LEXUARAT