Përparim Rama merr sot detyrën e kryetarit të Prishtinës

Kosovë&Rajon

Përparim Rama merr sot detyrën e kryetarit të Prishtinës

Përparim Rama sot do ta marrë detyrën e kryeatrit të Komunës së Prishtinës. Mbledhja inauguruese ku pritet të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Rama do të bëhet në ora 10:00.

E pas përfundimit të kësaj mbledhje inauguruese do të mbahet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të Prishtinës, nga Shpend Ahmeti tek Përparim Rama.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar. Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29,17përqind. ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys. Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49,02 përqind.abcnews

ME TE LEXUARAT