Përgjaken rrugët e Kosovës/ Brenda pak orëve, 5 persona humbin jetën
Pesë persona kanë humbur jetën në mbrëmjen e së shtunës në Kosovë, si pasojë e aksidenteve rrugore.
Brenda pak orëve u shënuarn tre aksidente, përkatësisht në Podujevë, Pejë e Prishtinë.
Aksidenti i parë ndodhi në rrugën Llapnasellë-Graçanicë rreth orës 16:30 ky një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë u plagosën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Aksidenti i dytë u shënuar rreth orës 20:30 në rrugën që lidh fshatrat Sfeqël dhe Shajkovc të Podujevës ku humbën jetën dy persona ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Gjithashtu një aksident u shënua dhe në fshatin Ozdrim të Pejës ku një makinë përplasi për vdekje dy këmbësorë, ndërsa një tjetër u plagos.
Të plagosurit ndodhen në spital dhe po marrin shërbimin e duhur mjekësor.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve që çuan në humbjen e 5 jetë njerëzish.