Parashutistë serbë në kufi me Kosovën? KFOR e konfirmon: Ishte stërvitje e Forcat e Armatosura të Serbisë

Kosovë&Rajon

Parashutistë serbë në kufi me Kosovën? KFOR e konfirmon:

Disa parashutistë nga Serbia thuhet të jenë lëshuar dy ditë më parë në zonën kufitare me Kosovën.

Në lidhje me këtë, kanë reaguar përfaqësues të KFOR, të cilët janë shprehur se sipas informacioneve të tyre, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar një stërvitje në zonën e Kragujevacit.

Më tej, KFOR-i thotë se stërvitja ishte paralajmëruar nga autoritet serbe.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Sipas informacioneve të KFOR-it, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar një stërvitje në zonën e Kragujevacit brenda Zonës së Sigurisë Tokësore në anën serbe të vijës kufitare administrative, në periudhën 29 dhe 30 qershor”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Klankosova.tv.

“Stërvitja është paralajmëruar nga autoritetet serbe në përputhje me procedurat ekzistuese”.

“KFOR-i mban një prani në të gjithë Kosovën dhe vazhdon të kryejë patrullime ditore, duke përfshirë edhe pjesën veriore të Kosovës, në respekt të plotë të mandatit të tij të OKB-së që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës”.

 

ME TE LEXUARAT