PAMJET E RENDA/ Sulmi seksual në qendër të Pejës, viktima publikon videon: Jam në gjendje të rëndë emocionale

Kosovë&Rajon

PAMJET E RENDA/ Sulmi seksual në qendër të Pejës, viktima

Alpinistja Mrika Nikçi ka bërë të ditur se ka qenë viktimë e sulmit seksual nga një person, që siç mëson Sinjali, ai është Flori Beqiraj, për të cilin ajo thotë se është anëtar i një familje të njohur nga qyteti i Pejës.

Sipas Nikqit, ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.

“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës”, ka shkruar ajo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vajza që ka publikuar videon ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi.

Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.

Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, personi i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar.

“Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, ka shkruar në fund Nikqi.

ME TE LEXUARAT