Osmani takim “kokë më kokë” me ambasadorit italian, zbulohet tema e diskutimit

Kosovë&Rajon

Osmani takim “kokë më kokë” me ambasadorit italian,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sot në takim ambasadorin e Republikës italiane në Kosovë, Antonello De Riu.

Gjatë takimit mes Oamanit dhe ambasadorit italian u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit.

Gjithashtu u diskutua edhe për kontributin e trupave italiane në kuadër të KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Ndërkohë Presidentja Osmani vlerësoi lartë angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë drejtim.

Osmani ka ritheksuar edhe përkushtimin për bashkëpunimin të ngushtë me Italinë dhe ka ripotencuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale

ME TE LEXUARAT