Osmani në Shqipëri, zbardhet axhenda me takimet nga Begaj te Rama dhe Nikolla

Kosovë&Rajon

Osmani në Shqipëri, zbardhet axhenda me takimet nga Begaj te Rama dhe

Të hënën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të nisë një vizitë dy ditore në Shqipëri me ftesë të presidentit Bajram Begaj.

Përmes një njoftimi për shtyp, është bërë me e ditur edhe axhenda që do të ndjekë Osmani në dy ditët e saj në Shqipëri.

Takimet nisin me presidentin Begaj, për të vijuar me kryeministrin Rama dhe me kryetaren e kuvendit, Lindita Nikolla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa më 5 shtator, në bazë të axhendës, Omani do të vizitojë Beratin dhe Durrësin ku në këtë të fundit do të takohet edhe me kryebashkiaken Emiriana Sako.

Axhenda e plotë të vizitës së Osmanit në Shqipëri

4 shtator

“Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ora 10.15-10.40 – Takim tete-a-tete midis Sh.T.Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 10.40-11.30  – Bisedimet dypalëshe midis dy delegacioneve të kryesuara nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës;

Ora 11.40-12.05 – Konferencë për shtyp dhe pyetje-përgjigje

(Shënim: Deklaratat e dy Presidentëve – nga dy pyetje nga gazetaret për secilin President)

Ora 12.30-12.45 – Takimi tête-à-tête midis Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 12.45-13.00 – Takim midis dy delegacioneve te kryesuara nga Sh.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

ME TE LEXUARAT