Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon sërish: Kemi mjaftueshëm armë
Lajmifundit
/
7 Shtator 2023, 16:42
Kosovë&Rajon
Në llogarinë zyrtare të organizatës në Facebook, janë publikuar fotografi sipër të cilave kanë lënë të nënkuptohet se janë furnizuar me armatim të ri.
SERBI- Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka kërcënuar sërish, por kësaj radhe gjoja me lokacion në Graçanicë. Në llogarinë zyrtare të organizatës në Facebook, janë publikuar fotografi sipër të cilave kanë lënë të nënkuptohet se janë furnizuar me armatim të ri.
Në këtë postim ata kanë përmendur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i janë drejtuar me fjalët: Shiko Kurti dhe qaj, ne bunkerin tonë kanë ardhur prapë, ka mjaftueshëm.