“Nuk kishte dashuri si e tyre!”/ Babai i Naim Murselit flet për vrasjen e Liridonës: Vetëm nëse i rrezikohej jeta...

Kosovë&Rajon

“Nuk kishte dashuri si e tyre!”/ Babai i Naim Murselit flet për

Shaban Murseli ka deklaruar se nuk kishte dashuri si e djalit të tij dhe Liridonën, duke theksuar se nuk asnjë arsye pse Naim Murseli mund të porosiste vrasjen e 30-vjeçares. Për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në Neës24, ai deklaroi se i biri dhe Liridona Ademaj ishin njohur me dashuri dhe marrëdhënia e tyre ishte e shkëlqyer.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet se vrasja e 30-vjeçares, është porositur për shkak të sigurimit të jetës së saj në Suedi, duke theksuar se Naimi mund ta ketë ndërmarrë këta akt vetëm nëse “jeta e tij ka qenë e rrezikuar”.

“S’kishte dashuri si e tyre. Jam i shokuar, këtë mund ta pohojë edhe vetë familja Ademaj. Janë martuar me dashuri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo mbaroi shkollën si infermiere dhe punoi në shtëpitë e të moshuarave si ndihmës infermiere, Hapi pastaj kompani të veten për pastrimin, investoi Naimi. Ishte shumë e suksesshme, punonte edhe tek lokali.

Marrëdhënia e tij ishte e shkëlqyeshme, jo e mirë. Arsyeja vrasjes është pyetje 1 mln dollarëshe. Ishte shumë i përkushtuar ndaj saj.

Gjithë kohës ai thoshte vetëm “Lili, Lili”. kam frikë mos ka qenë jeta e tij e rrezikuar, se ndryshe s’ka asnjë arsye tjetër.

Pyetjes se kush mund ta kërcënoj, u shpreh: “Është marrë me biznese e politikë. Nuk e di, këtë gjë e di ai”, deklaroi Shaban Murseli.

Ndërsa shtoi: “Ka punuar në një kompani të madhe sigurimesh në Suedi. Nuk i besoj versionit që sigurimi mund të jetë arsyeja e vrasjes”.

 

ME TE LEXUARAT