“Nuk ka njerëz të tjerë”/ Habit kryetari i Komunës, emëron të bijën si drejtoreshë të Kulturës

Kosovë&Rajon

“Nuk ka njerëz të tjerë”/ Habit kryetari i

Emërimet në zyrat e administratës shtetërore ndodh shpesh që të bëhen me anë të njohjeve, por në Kosovë ka ndodhur një rast i paprecedentë.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka befasuar me veprimin e tij duke punësuar vajzën në këtë komunë. Mësohet se Dhurata Zeqiri është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës në këtë komunë.

I pyetur nga mediat për një shpjegim për zgjedhjen e tij, ai ka thënë se emërimi i saj është bërë për shkak të mungesë së njerëzve për të formuar qeverisjen lokale.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Kam bërë emërim kryesisht të PDK-së, por ka edhe të LDK-së që kanë dashtë të kemi emri edhe neve na duhet me marrë nuk kemi njerëz tjerë, ban vakia është familjarë i afërt se qita jemi.

Nuk është krejt në laminë e saj nashta krejt drejtoritë e saj s’kom mujt me gjetë kuadër për laminë e saj por me ia përngja diçka dhe mi ba disa emërim për me ecë disa procese”, tha ai.

ME TE LEXUARAT