Një i plagosur nga të shtënat në “Kodrën e Trimave”, policia jep detaje

Kosovë&Rajon

Një i plagosur nga të shtënat në “Kodrën e

Policia e Kosovës e ka konfirmuar plagosjen me armë zjarri të një personi në lagjen “Kodra e Trimave”, apo siç njihet ndryshe Vranjefc në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Express se një person është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër.

“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha ndër të tjera Ahmeti.

ME TE LEXUARAT