"Ngjarje tragjike"/ Serbia shpall 27 shtatorin ditë zie për vrasjen e terroristëve në Kosovë

Kosovë&Rajon

"Ngjarje tragjike"/ Serbia shpall 27 shtatorin ditë zie për

Qeveria e Serbisë ka shpallur 27 shtatorin ditë zie për, siç kanë thënë, “ngjarjet tragjike” në Kosovë.


Ndërkohë, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe e mbështetur nga Beogradi “shpalli” tri ditë zie në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas ligjit të Kosovës, në nivel shteti ditë zie mund të shpallë vetëm presidentja e vendit, ndërsa në nivel komune edhe vetë komunat përkatëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Më 24 shtator, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup personash të maskuar dhe të armatosur derisa po shkonte për ta hetuar bllokimin e një rrugë nga dy kamionë pa targa në Banjskë. Si pasojë, u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku, ndërsa disa policë të tjerë u plagosën.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia i vrau tre sulmues të nacionalitetit serbë, ndërsa i arrestoi tetë të tjerë.

“Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike që programin e tyre ta përshtatin ditën e zisë të mërkurën, më 27 shtator, dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat në Kosovë”, njoftoi Qeveria e Serbisë pas një seance të jashtëzakonshme më 26 shtator.

Lista Serbe shkroi në Facebook se datat 26, 27 dhe 28 shtator janë “shpallur ditë zie për vdekjen e bashkëqytetarëve tanë në një ngjarje tragjike në Banjskë të komunës së Zveçanit”.

Ata deklaruan që në komunitetet serbe në Kosovë të anulohen të gjitha manifestimet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe se “flamujt e Republikës së Serbisë do të ulen në gjysmështizë në të gjitha institucionet”.

Lista Serbe udhëheq gjashtë komuna me shumicë serbe në jug të Kosovës. Në katër komunat në veri, pushtetin e morën kryetarët shqiptarë pas zgjedhjeve të prillit, të cilat u bojkotuan nga serbët lokalë.

Policia e Kosovës po i vazhdon të martën bastisjet nëpër shtëpi dhe objekte në dhe rreth fshatit Banjskë në veri të Kosovës, dy ditë pas përleshjes së armatosur.

Hyrja në fshatin e Zveçanit vazhdon të jetë e bllokuar dhe nuk dihet kur do të hapet për qarkullim, tha më 26 shtator për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

ME TE LEXUARAT