7,782 raste me Covid në Kosovë, asnjë qytetar nuk është vaksinuar

Kosovë&Rajon

7,782 raste me Covid në Kosovë, asnjë qytetar nuk është

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjithësej janë të paktën 7,782 raste aktive me koronavirus në Kosovë. IKSH tregon se që nga pacienti 0, të paktën 69.230 raste janë infektuar, nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërkohë që 1.599 persona kanë humbur jetën.

Lidhur me vaksinimin, Kosova ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit, por tashmë pacientët e shtruar në Klinikën Infektive kanë nisur të marrin si terapi mbështetëse, trajtimin me plazmën konvalescente. Rreth 20 pacientë kanë marr këtë përbërës të gjakut, por infektologët thonë se ende është herët të flitet për efektet e këtij trajtimi.

 

ME TE LEXUARAT