‘Mësova gjuhën shqipe, më ndihmoi shumë’/ Integrimi i serbëve në Policinë e Kosovës

Kosovë&Rajon

‘Mësova gjuhën shqipe, më ndihmoi shumë’/

Prej më shumë se 22 vitesh që nga themelimi i saj, Policia e Kosovës nuk është ballafaquar asnjëherë me çështje disiplinore të brendshme, të cilat të kenë pasur si motiv problemet ndëretnike. Policia e Kosovës në përbërjen e saj ka pjesëtarë nga të gjitha pakicat etnike një pjesë e mirë e tyre edhe nga komuniteti serb.

Rreshteri i policisë, Boban Simonoviç vjen nga komuniteti serb dhe është pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga nëntori i vitit 2000. Ai punon në Stacionin Policor në Graçanicë deri më vitin 2019. Në këtë stacion punojnë zyrtarë policorë të etnive të ndryshme.

Raportet ndërnjerëzore në Policinë e Kosovës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me një shqipe të rrjedhshme Simonoviç tregon se gjatë këtyre viteve ka punuar së bashku me kolegët shqiptarë dhe thote se raportet janë të shkëlqyera me të gjithë kolegët e të gjitha komuniteteve. Rreshteri i policisë, Boban Simonoviç, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Gjuha shqipe ndihmë e madhe

Rreshteri i policisë Boban Simonoviç shton edhe se gjuha shqipe e ka ndihmuar në të gjitha aspektet jetësore.

“Kam lindur në Prishtinë, ku kam jetuar deri në vitin 1999. Aty kam mësuar gjuhën shqipe dhe kjo më ka ndihmuar shumë në komunikim me kolegët dhe qytetarët, në situata të ndryshme, gjatë punës time profesionale. Gjatë këtyre viteve të punës në Policinë e Kosovës, kam krijuar miqësi të madhe me kolegë të të gjitha komuniteteve që janë pjesëtar të PK-së, dhe ata më kanë ndihmuar shumë si profesionalisht, ashtu edhe privatisht”, tregon Simonoviç.

ME TE LEXUARAT