Mediat malazeze: Kryetari i Budvës përkrahet nga grupi “Skaljari” - pjesëmarrëse në masakrën e burgut të Dubravës

Kosovë&Rajon

Mediat malazeze: Kryetari i Budvës përkrahet nga grupi

Mediat malazeze kanë hedhur dyshimet për lidhjet e kryetarit aktual të Komunës së Budvës në Malin e Zi, Milo Bozhoviç, me një nga klanet kriminale malazeze “Skaljari”, e cila trupin e ka në Podgoricë, kokën në Beograd.

Në disa fotografi që janë publikuar ditëve të fundit nga mediat shihet Bozhoviç bashkë me Radomir Baçoviç, i cili sipas informacioneve të siguruara nga mediumi malazez “Antena M”, ishte një nga pjesëmarrësit në masakrën e burgut të Dubravës në Kosovë, ndërmjet 19 dhe 23 majit të vitit 1999, kur rreth njëqind të burgosur shqiptarë u vranë dhe rreth 160 u plagosën.

“Fotot nga skena e masakrës në Dubravë, ku dyshohet se shihet 27-vjeçari Baçovic, janë një nga provat që disponojnë autoritetet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndonëse disa prej tyre janë të disponueshme për publikun dhe tashmë janë publikuar në mediat serbe, rajonale dhe botërore, dhe ngjashmëria është e dukshme, Baçovic nuk u arrestua asnjëherë për shkak të masakrës në Dubravë”, transmeton mediumi malazez ‘Analitika’.

“Edhe shërbimet rajonale të sigurimit kanë pohuar se Baqovic është një nga personat që janë dërguar në Dubravë për të kryer një krim, pas së cilës janë kthyer në Serbi dhe se kjo është një nga arsyet pse Baçovic jeton rehat atje – ai e ndihmoi shërbimin atëherë dhe tani shërbimi e ndihmon atë”.

Ndërkaq, siç shkruajnë mediat atje, formacioni pro-serb në Malin e Zi, “Fronti Demokratik” po merr detyra speciale nga Partia Progresiste e Serbisë përmes aktivistëve që janë pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Budva.

Gjithashtu aty thuhet se ky grup kriminal mund t’i ketë kryer “punët e pista” të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

ME TE LEXUARAT