"Më gjuaj shpejt çika se jam “babi yt King” ose ..."/ Si loja mes Vali Corleone dhe të dashurës së tij mund të përfundonte në tragjedi

Kosovë&Rajon

"Më gjuaj shpejt çika se jam “babi yt King” ose

Dy ditë më parë, Vali Corleone u qëllua me 40 plumba nga e dashura e tij në banesën ku bashkëjetonin, por shpëtoi mrekullisht duke mbetur vetëm i plagosur.

Drejtori i spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli, ka njoftuar së fundmi se Carleone ka dalë nga spitali. Ismajli ka thënë se ai kishte marrë plagë në këmbë. Ndërkohë, bashkëjetuesja e tij është në paraburgim dhe rasti në polici është hapur si “Vrasje në tentativë”.

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e armës së bashku me 40 copë fishekë të së njëjtës armë, tashmë të konfiskuara. 22-vjeçarja që ka shkrepur armën është Anita Syla, e cila bashkëjeton me Vali Corleonen, madje e njëjta kishte reaguar edhe para pak muajve, kur Vali ishte arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur babanë e tij.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Panorama Plus” kontaktoi me Valin, për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tij si dhe rreth rrethanave të ngjarjes së rëndë. Në deklaratën e tij, Vali hedh poshtë pistën e tentativës së vrasjes, duke pohuar se ishte ai që i kërkoi Anitës ta qëllonte.

“Jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vetë dhe që e kam si vajzën time. Më ka gjuajtur me pistoletë në këmbën e djathtë sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë, do ta hajë një plumb në këmbë.

Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe i thashë vajzës më gjuaj tani! Ajo më tha, jo, babi, nuk mundem.

Unë i thashë më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk me gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkak që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kupto çika ime e vogël, jam babi yt, Kingi, më gjuaj shpejt.

Dhe vajza, duke i ra lotët, më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorëve profesionalë me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja.

Tani jam në shtëpi duke u shëruar. Kam dalë nga spitali i Gjilanit ose i Italisë të vogël”, shprehet Vali, duke treguar se autorja quhet Anita Corleone, duke nënkuptuar kështu se ajo vijon të mbetet vajza e tij.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan e përshkruan ngjarjen si aksidentale, duke u shprehur se e ka plagosur aksidentalisht Corleonen në shtëpinë e tij në Gjilan. Prezente kishte qenë edhe një grua nga Serbia.

Syla, që është bërë e ditur se nuk ka të kaluar kriminale, dyshohet se diku rreth orës 03:45 ka plagosur Corleonen në dhomën e ndenjjes dhe e ka lënduar atë në gjurin e këmbës së djathtë. Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tij te lagjja “Dardania I”, në Komunën e Gjilanit.

E shtëna me armë zjarri, e cila dyshohet se është bërë aksidentalisht nga Anita Syla pas një deklarate të Corleones, është shoqëruar në polici bashkë me një dëshmitare tjetër, që vjen nga Serbia dhe me shtetësi të po të njëjtit shtet.

Në kallëzimin penal që e posedon paparaci bëhet e ditur se plaga e shkaktuar ndaj Corleones ishte tejshpuese, por pa rrezik për jetë. Aktualisht ai ndodhet në shtëpinë e tij, pas lirimit nga Spitali Regjional i Gjilanit.

ME TE LEXUARAT